Politika e Privatësisë / Privacy Policy

Ne te OKI DOKI SOUVENIRS L.L.C (“Ne”, “Operatori”) vlerësojmë privatësinë tuaj dhe përkushtohemi të mbrojmë informacionin tuaj sipas këtyre parimeve.

1. Informacionet që mbledhim

Ju lutemi merrni parasysh se mund të mbledhim:

  • Emrin, mbiemrin, adresën e dorëzimit

  • Email-in dhe numrin e telefonit

  • Detaje të pagesës (përmes shërbimeve të palëve të treta)

  • Çdo informacion që ju na dërgoni vetë, si sugjerime ose komente për lojën

2. Si i përdorim informacionet

Informacionet që mbledhim përdoren për:

  • Përpunimin dhe dorëzimin e porosive

  • Komunikim me ju për çështje lidhur me porositë ose produktet

  • Përmirësimin e produkteve dhe shërbimeve tona

  • Marketingu – dërgimi i njoftimeve për oferta ose produkte të reja vetëm nëse keni dhënë pëlqimin tuaj; ju mund ta tërhiqni këtë pëlqim kur të doni

3. Ruajtja, siguria dhe mbrojtja

  • Ne përdorim masa teknike dhe organizative për të ruajtur informacionin tuaj të sigurt

  • Informacioni do të ruhet vetëm për aq kohë sa është e nevojshme për qëllimet për të cilat u mbledh

  • Nuk do ta ndajmë informacionin tuaj personal me palë të treta për qëllime marketingu pa pëlqimin tuaj

4. Palët e treta dhe shpërndarja

  • Informacioni mund të ndahet me kompanitë e transportit për dorëzim, ofruesit e pagesave, ose kur ligji e kërkon

  • Palët që marrin informacionin nga ne janë të detyruar të ruajnë konfidencialitetin dhe të përdorin informacionin vetëm për qëllimet që janë shpjeguar

5. Të drejtat tuaja

Ju keni të drejtë:

  • Të dini se cilat informacione kemi për ju

  • Të kërkoni fshirjen ose korrigjimin e tyre

  • Të kundërshtoni përdorimin për marketing

  • Të tërhiqni pëlqimin për përdorimin e informacionit për njoftime

  • Të kontakti për çdo çështje që lidhet me informacionin tuaj personal

6. Ndryshimet dhe hyrja në fuqi

  • Ne mund të përditësojmë këtë politikë privatësie herë pas here

  • Çdo ndryshim do të publikohet në faqen tonë dhe hyn në fuqi menjëherë pas publikimit