Politika e Kthimeve dhe Ndërrimeve
  • Nuk ofrojmë rimbursime për blerjet e kryera. Të gjitha shitjet konsiderohen përfundimtare.

  • Nëse një produkt arrin i dëmtuar për shkak të transportit, ne do të ofrojmë vetëm zëvendësim të produktit me një të ri, pa kosto shtesë për klientin. Shpenzimet e transportit për produktin zëvendësues mbulohen tërësisht nga kompania jonë. Klienti nuk do të paguajë asgjë ekstra.

  • Për të përfituar nga kjo politikë, klienti duhet të na njoftojë brenda 7 ditëve kalendarike nga marrja e produktit dhe të dërgojë fotografi që vërtetojnë dëmtimin.

  • Kërkesat për zëvendësim pas afatit prej 7 ditësh ose pa prova të qarta të dëmtimit nuk do të pranohen.

  • Ne rezervojmë të drejtën të refuzojmë kërkesat nëse konstatojmë se dëmtimi nuk është shkaktuar gjatë transportit.